Si e mori Vuçiq ‘aminin’ e serbëve të Kosovës për targat?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ta në adresimin e parë pas takimit të së enjtes në Bruksel se Beogradi në dhjetë ditët e ardhshme do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje kompakte sa i përket targave dhe dokumenteve.

Në këtë paraqitje që Vuçiq e bëri nga Beogradi ku edhe mblodhi përfaqësuesit e serbëve nga Kosova ai nuk e la pa drejtuar akuza ndaj Kosovës.

Kreu i shtetit serb tha se “Kosova dëshiron të dëbojë serbët nga veriu”, dhe shkoi më larg duke shtuar se “nuk do të ketë kolona refugjatësh dhe persekutim”.

Ai mes tjerash tha se lidershipi shtetëror i Serbisë ka marrë mbështetjen e plotë të përfaqësuesve të serbëve nga Kosova për të kërkuar një zgjidhje kompromisi në dhjetë ditët e ardhshme me, siç tha ai, “disa nga vijat e tyre të kuqe”.

Vuçiq theksoi poashtu se serbët në Kosovë i kanë thënë se do të pranonin çdo kompromis, transmeton Klankosova.tv.

Krejt këto zhvillime vijnë pak ditë para se Kosova të zbatojë dy vendime atë për targat dhe dokumentet serbe.

Shkaku i kësaj mase reciprociteti që Qeveria e Kosovës e mori më 1 gusht u rritën tensionet në veri të vendi, gjë që bëri që zbatimi i saj të shtyhet deri më 1 shtator.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme