Si i përgjigjet Kusari-Lila Hajdar Beqës i cili e quajti “prostitutë politike”

Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari –Lila ka reaguar ashpër ndaj fyerjes që ndaj saj bëri ish – deputeti i PDK-së Hajdar Beqa, transmeton Koha.net.

Beqa, sot, duke komentuar vendimin e të parës së Gjakovës për të ndërprerë koalicionin me partinë e tij, e ka quajtur Kusari – Lilën “prostitutë politike”.

Në postimin e saj në Facebook, kryetarja e Gjakovës pasi e ka “falënderuar për këtë epitet”, e ka pyetur Beqen se si quhen burrat që shahen, fyhen, ofendohen, e konflikte rajonale, partiake, klanore dhe pastaj përqafohen për një copë karrige- duke aluduar në krijimin e koalicionit parazgjedhor PDK-AKR e Nisma, PAN.

KY është postimi i plotë i kryetares së Gjakovës Mimoza Kusari –Lila:

E falenderoj z. Beqa nga PDK për epitetin e ri që ma dha “Prostitutë Politike”, ndërsa i inkurajoj gratë dhe vajzat të vazhdojnë të kenë zë në vendimarrje që sojit të z. Beqa t’ju tregojmë se:

1. Kemi Guxim për vendimmarrje

2. Kemi Zë për të komunikuar vendimet tona

3. Kemi mendim të pavarur, Ju pëlqeu apo Jo

4. Kemi Integritet për të qëndruar vertikalisht dhe pa frikë nga prishja e matematikave tuaja të ndyta.

I pyes zotërinjët e sojit të Beqës:

Si quhen burrat që shahen, fyhen, ofendohen, bile bile nxisin konflikte rajonale, partiake, klanore dhe pastaj përqafohen për një copë karrikë?!

Cilin epitet ju jep burrave me muskuj që tregtojnë me qëndrimet e tyre në më pak se 24 orë për një post dhe i lidhin koalicionet pa parime dhe pa asnjë vlerë?!

Për rikujtim, unë nuk kam tregtuar me pozitat e mia, gjithmonë i kam fituar ato me vota dhe me meritat e mia.

Unë dhe Alternativa me LDK-në nuk kemi marrëveshje për poste, por për program të qeverisë.

Me LVV nuk do të bisedojmë për poste, por për të mbajtur partinë tuaj larg pushtetit dhe për t’u dakorduar për një program qeverisës që i duhet Kosovës.

Për të mbajtur ty të shqetësuar me vendimet e grave, punoj të shtoj numrin e vajzave dhe grave krah meje dhe në vendim marrje. Ende më bukur, ish-anëtarja juaj është ende Drejtore e Drejtorisë së Arsimit, si e pavarur, ndërsa dy drejtorët tu të pasuksesshëm do të zëvëndësohen me dy Drejtore të afta dhe të guximshme që do të “pasurojnë” fjalorin e mllefit tënd me “thesar” tjerë të gjuhës shqipe.

Turp të kesh ti dhe subjekti që përfaqëson për kategorizimin e tillë të gruas në vendimarrje.

Pak i vonuar ky vendim i imi për prishje të koalicionit me ju, por taman në kohë të shpërfaq fetyrën dhe “vlerat” e tuaja dhe të subjektit tënd që synon “fuqizimin” e gruas.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme