Si i shpëtoi drejtësisë Florenc Çapja, i akuzuar për vrasje dhe jeton i lirë në Dubai

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim babain e Florenc Çapjas, Fejzullah Çapjan. Shpallja në kërkim e tij erdhi pas aksionit të policisë dhe Prokurorisë Speciale SPAK, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se është ushtruar kontroll në një servis në lagjen “Emin Matraxhiu”, për të arrestuar një të shumëkërkuar, me inicialet F.Ç. Ky person i shumëkërkuar është Florenc Çapja. Nuk dihet çfarë informacionesh ka pasur policia për Florenc Çapjan që kreu kontrolle në servisin e babait të tij.

Në këtë servis, pronë e babait të të shumëkërkuarit, policia ka gjetur sende pa leje, me stemën e policisë, që sigurojnë kushte për kryerjen e një vrasje thanë burimet.

Babai i Florenc Çapja, Fejzulla Çapja do akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

ARRESTIMI DHE LIRIMI I FLORENC ÇAPJAS NË DUBAI

Florenc Çapja i cili ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare u arrestua nga autoritetet në Dubai më 27 maj të një viti më parë. Ai akuzohet për dy vrasje të ndodhura rreth 10 vite më parë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, autoritetet shqiptare kërkuan ekstradimin e Florenc Çapjas nga Dubai në Shqipëri. Një kërkesë kjo e cila u rrëzua me gjyq nga autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo pasi apeli i Dubait, rrëzoi kërkesën e Shqipërisë për të ekstraduar Florenc Çapjan. Sipas detajeve që dolën nga gjykata e Dubait është mësuar se avokatja mbrojtëse parashtroi një sërë faktesh që klienti i saj të mos ekstradohej, kjo për shkak se mungon edhe një marrëveshje ekstradimi, po edhe se klienti i saj akuzohet me të padrejtë nga prokuroria shqiptare pasi ai në momentin që ka ndodhur krimi nuk ka qenë në Shqipëri por në Maqedoni.

Më pas, më 12 korrik të 2021, Florenc Çapja u lirua nga burgu në Dubai. Avokati i familjes Çapja, Neshat Fana, konfirmoi asokohe se klienti i tij kishte leje qëndrimi nga autoritetet në Dubai dhe madje ishte i punësuar atje.

Sipas informacioneve, Florenc Çapja jeton në këtë shtet bashkë me gruan dhe fëmijët e tyre të mitur.

AKUZAT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi më 17 qershor 2021, se ka paraqitur në Gjykatë kërkesën për kalimin për gjykim të çështjes penale ndaj të pandehurve: Ardian Çopja (Çapja), Florenc Çapja, Olsi Leka (alias Jorgo Leku) alias Giorgo Lekou, Ervis Bardhi, Klajdi Dokoli e Etjen Cani, të akuzuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Prodhimi dhe mbajt- ja pa leje e armëve luftarake”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Në njoftim thuhet se ata akuzo- hen për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit, babë e bir, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 15 gushtit të vitit 2012 në qytetin e Elbasanit, brenda banesës së të ndjerëve, ndërsa ata ruheshin nga Forcat e Rendit.

Sipas Prokurorisë, Ardian Çapja, xhaxhai i Florenc Çapjas, akuzohet veçmas edhe për krimet “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë arrestimit të tij më 29 mars 2021, iu gjet dhe sekuestrua në banesë një armë zjarri automatike kallashnikov, 60 fishekë dhe një bajonetë metalike, të cilat i mbante pa leje. Më 8 qershor 2020, Policia e Elbasanit njoftoi se 56-vjeçari Ardjan Çapja ishte paraqitur i plagosur në spitalin e qytetit, por pa njoftuar për atentatin e kryer ndaj tij ku kishte marrë një plagë me armë zjarri në pjesën e shpatullës.

VRASJA E BABË E BIR NË ELBASAN

Gentjan dhe Nezir Beqiri u vranë brenda banesës së tyre në mënyrë spektakolare teksa ruheshin nga Forcat e Rendit për shkak se ndodheshin nën “Arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore. Me ta jetonte edhe nëna e të ndjerit, e cila në momentin e ngjarjes, më 15 gusht 2012 kishte dalë për të bërë pazar.

Ngjarja është zbardhur falë dëshmisë së një prej të akuzuarve, Ervis Bardhi, i cili ka pranuar se në kohën kur u realizua vrasja kishin marrë një banesë me qira në rrugën “7 Marsi”, në qytetin e Elbasanit. Ai kishte hyrje-dalje me familjen Beqiraj për shkak se kishte shok Gentjanin dhe kishte fituar besimin e tyre.

Në dokumentet e Prokurorisë thuhet se Olsi Leka i ka kërkuar Ervisit të shkonin në Tiranë dhe rrugës do të takonin Ardian Çapjan. Në Kërrabë, në afërsi të fshatit Gracen, ata kanë vënë re një mjet fuoristradë me ngjyrë të zezë, të parkuar anës rrugës. Prej saj kanë zbritur Ardian Çapja dhe Florenc Çapja. Pasi janë takuar, Ardiani ka kërkuar të dije se cili do të ngjitej në banesën e Gentjan Beqirit për të kryer vrasjen.

Sipas organit të hetimit, Olsi Leka është shprehur se do të shkonin së bashku me Visin, ndërsa ky i fundit nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Ardjan Çapja ka bërë porosi që vrasjen ta kryente Ervis Bardhi. Fisi Çapja akuzonte Gentian Beqirajn për vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, krim i kryer në dhjetor të vitit 2005./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme