Disa fotografi kanë qarkulluar sot në rrjete sociale ku shihet se një qen është brenda trupit të një automjeti, gjersa jashtë ka vetëm kokën.
Nuk kuptohet se si qeni është gjendur në atë pozitë.
Ai është menjëherë mbi gypin shkarkues së gazrave të makinës.
Njëra teori është se qenët zakonisht gjatë reshjeve fshihen nën strehë, e ndonjëherë edhe nën automjete.
Nëse këtë rast makina ka pasur korrozion në atë pjesë të makinës, qeni ka gërmuar dhe është futur brenda nga pjesa e prapme.
Kurse teoria e dytë është se qeni ka qenë i futur në bagazhin e makinës dhe në qëndrimin në një kohë të gjatë brenda, ka gërmuar nga brenda dhe ka nxjerrë kokën jashtë.
Shiko Fotot: