Si parashikohet të jetë moti në muajin e fundit të këtij viti? Këto janë suprizat e dhjetorit

Sipas parashikimeve të motit, java e fundit e nëntorit do jetë me mot të ftohtë dhe borë. 

Ndërsa muaji dhjetor sipas Prishtina Weather, pritet të jetë edhe më ftohtë temperatura deri në -8, transmeton gazetametro.net.

Sot dhe nesër do të mbajë mot me vransira, por edhe me intervale më të gjata me diell. Nga dita e enjte, vorbulla e dytë do të sjellë mot të vranët dhe me shi. Vetëm në vise malore priten reshje bore.

Temperaturat në fillim të javës do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare me minimale nga -5C deri në 0C, e maksimale deri në +2C. Nga dita e mërkurë maksimalet do të shënojnë një rritje të lehtë në 5C deri 8C.

Ndërsa, sipas parashikimeve muaji dhjetor do jetë edhe më ftohtë. Temperatura maksimale do jetë deri në 6 gradë ndërsa minimalja nga -8C në -1C

Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga veriu 4-11m/s, e ditën e mërkurë mesatare nga juglindja 3-6m/s. Shtypja atmosferike do të rritet pak mbi vlera normale, por më pas do të pësojë një rënie të theksuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme