A keni menduar ndonjëherë se si t’i dalloni monedhat e falsifikuara? Si mund të dalloni nëse një monedhë euro është e falsifikuar?
Ne do të flasim pikërisht për këtë, sepse nëse keni fatin të gjeni veten duke mbajtur një monedhë të rrallë euro, siç është një nga monedhat përkujtimore 2 euro të Vatikanit ose Monakos, duhet të siguroheni që të mos jetë një monedhë false.
Monedhat falso më e zakonshme
Edhe pse euro, si monedhat (metal) ashtu edhe kartëmonedhat (letër), janë të pajisura me sisteme të sofistikuara të sigurisë, për ta bërë të pamundur ose të paktën më të vështirë kopjimin dhe falsifikimin, ne duhet t’i mbajmë sytë hapur dhe të mos na ikin këto detaje.
Falsifikuesit që prodhojnë monedha falso janë në gjendje që ti ri-prodhojnë monedhat duke i bërë secilën herë edhe më të veshtirë dallimin nga origjinali, dhe ne do i përshkruajm këtu se si ti dalloni më së lehti që të mos bini prehë e monedhave falso.
Duhet thënë se euro është një nga monedhat më të sigurta në botë nga pikëpamja e falsifikimit. Në praktikë është shumë e vështirë për t’i falsifikuar, këtë mund ta lexoni edhe në faqen zyrtare të Bankës Qendrore Evropiane
Kjo nuk do të thotë se nuk ka para falso në qarkullim. Në fakt ka, dhe sidomos monedhat 1 dhe 2 euro janë më të falsifikuarat.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme ta dini se si t’i dalloni eurot falso edhe kur dikush ju jep një të tillë, qoftë kartëmonedhë apo monedhë, përndryshe ju merrni diçka që nuk ka vlerë.
Pra, a jeni kurioz ta zbuloni se si t’i dalloni monedhat falso 2 euro?
1. Gjeni monedha të falsifikuara dhe krahasoni me monedhën origjinale.
Në këtë artikull do flasim konkretisht për monedhat (metal) euro të falsifikuara dhe jo kartëmonedhat (letër), të cilat kanë sisteme të ndryshme sigurie kundër falsifikimit.
Një metodë e mirë për të dalluar një monedhë origjinale nga një falso është që ti krahasoni të dy monedhat, ajo që është e sigurt se është e vërtetë me atë që dyshohet se është false.
Për ta bërë këtë, ne përdorim të ashtuquajturën “krahasimi i monedhave” që nuk është gjë tjetër veçse një monedhë me të njëjtën vlerë dhe lloj, për të cilën sigurohemi se a është e vërtetë.
Pra, ne pyesim veten, si e dallojmë nëse një monedhë është origjinale?
Në pikën tjetër do të shpjegojmë kjartë se si ta dalloni një monedhë falso nga një monedhë origjinale, dhe si të bëni një kontroll të saktë të monedhave false.
2. Kontrollimi i veçorive të sigurisë së monedhës euro
Tani, ju keni një monedhë euro në dorë dhe keni një dyshim se monedha a është falso. Çfarë duhet të bëni?
Bëni një kontroll sistematik të të gjitha veçorive të sigurisë së monedhës. Ato janë 3 metoda kontrolli dhe duhet t’i kontrolloni të trija, jo vetëm njërën.
Këto procedura për kontrollin e monedhave të falsifikuara janë bërë vërtet të lehta dhe të zbatueshme nga kushdo, pa pasur nevojë për mjete të posaçme, dhe ato janë:
PREKE, SHIKOJE, KONTROLLOJE.
Ekziston edhe një procedurë e ngjashme për kartëmonedhat euro, dhe mund ta gjeni në këtë faqe: Kontrolli i sigurisë së kartëmonedhave.
Preke monedhën
Merreni ndonjë monedhë euro në dorë dhe mbyllni sytë dhe përpiquni t’i prekni pjesën e përparme dhe të prapme me gishta.
Vini re se relievet e monedhës perceptohen shumë mirë në prekje dhe këto relieve janë dukshëm të ndryshme nga pjesa tjetër e sipërfaqes.
Veçanërisht në monedhat euro janë gjithmonë në reliev në anën e përbashkët harta dhe emërtimi. Në anën kombëtare (ana kombëtare) përkundrazi është gjithmonë në reliev dizajni.