Si u arratis nën ‘hundën’ policisë vrasësi i mjekut në Shkodër? (Video)

Gjithë zona e rrethuar nga forca të shumta policie, thuajse gjithë komisariati i Shkodrës dhe forcat e FNSH-së, por autori i vrasjes së mjekut në Shkodër ia ka dalë të arratiset.

Kjo ka ndodhur vetëm pak orë më parë, kurse arratisja e Dritan Ymerit është zbuluar kur ka ndërhyrë RENEA.

Mjeku Ilir Aliaj është qëlluar për vdekur me Ymerin rreth mesnatës. Dy familjet mësohet se kishin pasur konflikte të hershme pronësie dhe konfliktet janë shtuar pasi viktima ka nisur të ndërtojë katin e katërt të banesës, ndërkohë që në të njëjtin kat jetonte dhe autori Ymeri.

Vritet mjeku në Shkodër

Me të marrë informacionin për krimin e rëndë, dhjetëra forca policie shkuan në lagjen ‘Xhabije’ në Shkodër, duke rrethuar vendin e ngjarjes dhe banesën e autorit. E gjithë zona u mbajt nën kontroll, pasi autori ishte i armatosur, duke u pritur mbërritja e forcave RENEA, transmeton Syri.net.

Pas rreth 5 orësh rrethim pas ngjarjes së rëndë, forcat RENEA kanë ndërhyrë në banesën ku dyshohej se gjendej Dritan Ymeri. Por kur ata kanë mbërritur aty, është zbuluar se Dritan Ymeri nuk ndodhej më në banesë. Ai ishte arratisur nën hundën e gjithë policisë që mbante të rrethuar vendin, duke mos ngritur postblloqe më larg.


Aksioni i Reneas ne Shkoder by news-al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme