Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Tiranën, ku Erigers Mihasi mbeti i vrarë mbrëmë bashke me mikun e tij. Mësohet se ai u lirua nga burgu në korrik të 2019-ës nga Prokuroria e Gjirokastrës për mungesë provash. Ai ishte arrestuar për dhunimin dhe grabitjen e prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë. Gjithashtu dyshohet se Mihasi ka qenë i afërt me Santiago Malkon, i cili mbeti i vrarë me në 2018, një atentat mafioz ku sot e kësaj dite kalon nëpër kalvare hetimesh e gjykimesh e ku disa nga autorët e dyshuar janë të lirë.
Ngjarja u dokumentua edhe përmes kamerave filmike, pamje që i ngjajnë një skene horror por pavarësisht se mes të dyshuarve ishte Erigers Mihasi dhe Fabian Gaxha, asnjëri nuk u arrestua. Gaxha u vra disa kohë më pas pikërisht më 4 tetor 2018.
Për ngjarjen e sotme prioritet në zbardhjen e saj janë gjurmët që mund të kenë lënë pas autorët pavarësisht se janë kujdesur të jenë të pastër dhe të koordinuar me njerëz që i kanë ndihmuar të arratisen pa gjurmë. Armët e gjetura në automjetin tip “Tyota” do të dërgohen për ekspertizë në laboratorin e kriminalistikës. Ndërkohë po aq e rëndësishme për grupin hetimor janë emrat, dhe rezulton se viktimat njihen për lidhjet dhe marrëdhëniet me grupe kriminale që si pasojë e përplasjeve me grupe kundërshtare kanë marrë dhe humbur shumë jetë. Në një pikë, sipas burimeve, nuk përjashtohet mundësia që ngjarja e sotme, ti çojë hetimet edhe tek ekzekutimi mafioz i Santiago Malkos dhe emrave të përfshirë në këtë ngjarje.
Ai para se të konsumonte kafe së bashku me Dumanin në zonën e Astirit, kishte bërë disa shëtitje në Tiranë me po të njëjtën makinë, dhe dyshohet se përgjatë gjithë kohës, ka qenë në ndjekje dhe survejim nga autorët apo bashkëpunëtorët e tyre. Nuk përjashtohet mundësia se në atentat të jenë përfshirë edhe persona të tjerë në rolin e informatorëve, përveç atyre që kanë bashkëpunuar për t’i larguar nga vendi i ngjarjes, djegur mjetin në Thumanë dhe arratisur në drejtim të paditur.