Qazim Kokoshi është një nga firmëtarët e aktit të Pavarësisë që u nënshkrua në 1912-ën.
Nga Kuvendi i Vlorës si delegat, ai u caktua një vit më vonë si nënprefekt i Lushnjës, e pas kësaj mbajti një sërë detyrash të tjera.
Sipas të dhënave historike, Kokoshi u arrestua në Prill të 19446 nga rejimi komunist, menjëherë pasi i ishte kthyer në Shqipëri nga internimi nazist.
Trashëgimtarja e tij, Senie Kokoshi ka rrëfyer se me sa emocion pritej dita e Pavarësisë në familjen e saj.
Ajo shpjegon se si trashëgimtare është rritur me frymën e dashurisë për atdheun ndërsa theksoi se sistemi i dogji shumë dorëshkrime e vepra nga e shkuara.
“Qazim Kokoshi ishte një patriot vizionar, një aktivist i shquar i çështjes shqiptare që luftoj e punoi pa rreshtur për kombin e lirinë e Shqipërisë. Familjen tonë e lidhin shumë gjëra me këtë datë, akti i Pavarësisë erdhi si rezultat i një pune të bërë prej shumë vitesh nga Qazim Kokoshi dhe patriotë të tjerë.
Ai vdiq nga torturat në burg në vitet 1947 pasi ishte arrestuar nga sistemi komunist i kohës. Unë duke qenë vajzë e familjes kam dëgjuar shumë që e vogël për aktin e Pavarësisë, jam rritur me frymën për të dashur atdheun tim edhe pse shumë dorëshkrime, vepra na janë marrë dhe djegur nga sistemi”, tha Kokoshi për News24.