News24 publikon sot sondazhin e parë për garën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, në bashkëpunim me kompaninë e njohur italiane, “NotoSondaggi”, e drejtuar nga Antonio Noto.
Të anketuarit janë pyetur nëse cilësia e jetës së tyre është “përmirësuar apo “përkeqësuar” gjatë katër viteve të fundit. Në përgjigje bie në sy se 39 për qind e të anketuarve shprehet se jetesa e tyre është përmirësuar, ndërkohë që 29 % e tyre theksojnë se gjendja e tyre në 4 vite e fundit ka pësuar “përkeqësim”.
32 % theksojnë se situata për jetën e tyre ka qenë njolloje, pra “as është përmirësuar dhe as përkeqësuar”.
Ndërkohë që votuesit që kanë marrë pjesë në garën e 2021, dhe që kanë votuar Partinë Socialiste theksojnë se jetesa e tyre është përmirësuar dhe këta janë në masën e 64 %.
Ndërkohë që 11 % e votuesve socialistë shprehen se cilësia e jetës për ta është përkeqësuar.
Nga ana tjetër për demokratët, 70 % e tyre të anketuar theksojnë se kanë pësuar përkeqësim në cilësinë e jetesës, por situata ka qenë pozitive vetëm për 6 % të votuesve të opozitës së sotme. Këta të fundit deklarojnë se kanë pësuar përmirësim të cilësisë së jetës.