Në emisionin “Akrtualitet”, Malo tha se Braho që sot kërkon të shkarkojë Metën, i ka harruar të gjitha të mirat që i ka bërë Presidenti. Ai tregoi një episod kur vetë Ilir Meta ka çuar për kurim në Turqi Spatak Brahon për një problem shëndetësor me kordat e zërit.
Pjesë nga biseda:
Bejdo Malo: Po t’i numërosh të mirat që Ilir Meta i ka bërë Spartak Brahos, ore ishte i shtrirë në spitalin gjerman, e mori Ilir Meta në krahë e çoi në Turqi dhe e shëroi. Nuk kishte zë mo, i kishin ik kordat e zërit. Ilir Meta e bëri me zë, ndërsa ky mban thikën në gojë tani.
Ndërsa sot, Braho është një nga kundërshtarët më të flaktë të Metës. Madje në një nga seancat e Komisionit Hetimor, Braho citoi Kodin e Procedurës penale dhe tha se ishte mjaft dakort që Metën ta sillnin edhe me dhunë në seancë dëgjimore, pasi ai i refuzoi dy herë.
(f.m/Dosja.al)