Sikur mes ‘personaliteteve’ të kishte pasur një ish-të burgosur politik

Bazuar në nenin 18 të Kushtetutës, çdo person 80 vjeç e sipër që mund të sëmuret nga COVID-19 mund të hedhë në gjyq Kryeministrin shqiptar për diskriminim, për mosvaksinim në kohën e duhur dhe mosrespektim të kritereve të miratuara nga autoritetet shqiptare sipas këshillave të OBSH!

Neni 19, pika b thotë tekstualisht se “askush nuk mund të diskriminohet për arsye sociale ose përkatësi prindërore”.

Të ashtuquajturit “personalitete” që janë përzgjedhur për vaksinim si rastësisht janë pikërisht ata që i shërbyen me devotshmëri regjimit komunist, për t’i zgjatur jetën diktaturës.

Gjithë të tjerët, gra e burra që mbijetonin në kushte lemerie në fshatra e qytete djerrë të Shqipërisë si dhe mijëra e mijëra të internuar a të burgosur politikë, “fundërrinat armike” të diktaturës së proletariatit – këta nuk i përkisnin klasës së duhur sociale dhe përkatësisë prindërore-politike, as dje dhe as sot.
Diskriminimi vazhdon.

Nëse mes të përzgjedhurve “personalitete” do të kishte pasur vërtet një të tillë, ai/ajo do ta kishin refuzuar këtë trajtim pa meritë dhe në thelb racist e antihuman.

Vaksinat nuk mund të shpërndahen në mënyrë arbitrare si karamele elektorale për të kënaqur votuesit besnikë të ish-PPSH.

Një kryeministër normal i një vendi që aspiron vlerat e BE-së nuk i ndan qytetarët në “të nënës dhe të njerkës”!

Ky është një rast i paprecedent në Europë dhe nuk mund të kalojë në heshtje.

Image

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme