Në Forumin global në Baku të Azerbejxhanit, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova tha se në vitin 2025 bota ndryshon ndërkohë që rivaliteti politik dobëson sigurinë kolektive. Sipas saj, Kombet e Bashkuara po margjinalizohen atëherë kur janë më shumë të nevojshme dhe se vendet duhet të punojnë për të ruajtur paqen, si interes i përbashkët.
“Multilateralizmi po ia lë vendin multipolarizimit. Rivaliteti gjeopolitik në rritje po dobëson sistemin e sigurisë kolektive. Kombet e Bashkuara janë të margjinalizuara kur ne kemi më shumë nevojë për të. Konsensusi i pas Luftës së Dytë Botërore po vihet në pikëpyetje. Si mundemi të jetojmë në agimin e një epoke të re në të cilën sistemi ndërkombëtar i bazuar në rregulla po minohet. Pyetja nuk është nëse do të kemi rregulla ose jo, por çfarë rregullash do të kemi dhe ku do të bazohen këto rregulla. A do të jenë mbi parimin “respektimi i marrëveshjeve” ose mbi parimin e “pushtetit”, a ka një përplasje vlerash dhe realitetesh përveç përplasjeve të interesave, a mundemi ne t’i zgjidhim krizat dhe sfidat më të mëdha të kohës tonë, pa rregulla të përbashkëta”, tha Gordana Siljanovska Davkova, Presidente. /Alsat.mk