Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festave të fundvitit ka sjellë vendim për faljen e shtatë personave të dënuar me burg.
Prej tyre njëri është liruar plotësisht, ndërsa gjashtë persona të tjerë lirohen pjesërisht nga vuajtja e mëtutjeshme e dënimit me burg.
Siç bën të ditur kabineti i presidentes, gjashtë persona të dënuar janë falur në kohëzgjatje prej tre muajsh, ndërsa një person tre muaj e katër ditë, gjë që tek ai ka sjellë lirimin e plotë nga vuajtja e dënimit me burg.