Siljanovska: Mos i mbyllni sytë para krimit

Nëse i mbyllni sytë para krimit dhe korrupsionit, bëheni bashkëpunëtor, deklaroi kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova në tubimin në Veles. Ajo shtoi se kundërshtari i saj Stevo Pendarovski shpesh fotografohej në shoqërinë e kriminelëve. Ajo theksoi se është akuzuar rrejshëm nga Pendarovski se është kundër decentralizimit që nga viti 2004. Siljanovska shtoi se gjithmonë ka qenë për decentralizim, por është kundër, siç shtoi, organizimit territorial artificial dhe jo-natyror.

“Brenda natës, pa pëlqimin e qytetarëve, pa pëlqimin e pushtetit vendor, pa respektuar gati 33 referendume në nivel lokal për ruajtjen e statusit të komunave, është bërë inxhinieri demografike dhe zgjedhore. Zonat rurale iu shtuan artificialisht zonave urbane”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova – kandidate për presidente. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme