Siljanovska në Samitin e Klimës në Baku, takoi kolegun e saj bullgar Radev

Presidenti bullgar Rumen Radev u shpreh i prerë se e ardhmja evropiane e Maqedonisë së Veriut varet nga ndryshimet kushtetuese. Pas takimit me presidenten Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të Samitit të klimës në Baku, Radev tha se nëse vendi vërtet dëshiron të anëtarësohet në BE duhet t’i zbatojë të marrëveshjet.
“Nëse udhëheqja shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut dëshiron vërtet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, duhet të përmbushë kornizën negociuese dhe Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë. Kjo është shumë e qartë…”, deklaroi Rumen Radev, president i Bullgarisë.

Radev tha se pret nga Qeveria në Shkup të largojë gjuhën e urrejtës ndaj bullgarëve.

“Gjuha e urrejtjes nuk është e përshtatshme në çështjet kombëtare, shtetërore. Mund të fillojmë punën, si një gjest vullneti të mirë për të ndryshuar disa tekste që nuk flasin mirë për vendin tonë. E kam fjalën për tekstet shkollore në Maqedoninë e Veriut. Kjo mund të bëhet në mënyrë paralele dhe të kontribuojë në ndërtimin e besimit. Shpresoj të përparojmë në atë drejtim. Ndryshe populli në Maqedoninë e Veriut po humb kohë historike”, u shpreh Rumen Radev, president i Bullgarisë.

Presidentja Siljanovska nga ana tjetër e cilësoi kolegun e saj bullgar si faktorin më stabil në vendin fqinj.

“Vlerësoj se në Bullgari gjithçka është e zëvendësueshme përveç juve. Ju jeni elementi më stabil në shtet dhe mendoj se jeni zgjedhja e vërtetë për bisedë”, theksoi Gordana Siljanvoska Davkova, Presidente e Maqedonisë së Veriut.

Radev dhe Siljanovska ranë dakord që të realizojnë vizita zyrtare në vendet respektive. Takimi joformal mes dy presidentëve kohë më parë në Sofje nxiti reagime të ashpra në vend, pasi Radev nuk e vendosi flamurin e Maqedonisë së Veriut. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme