Autore: Kimete Berisha
Kurrë më në krizë identiteti nuk kanë qenë shqiptarët.
Ama, fati që janë dembelat më të mëdhenj në botë, b* e mëdha, e pritojnë m’u mundu për s’gjalli, pritojnë me mësu gjuhën sulltanit të tyre, fati që shumica absolute prej tyre nuk e dinë turqishten e arabishten se kurrë shqip nuk kishin folë në shpi.
S’di pse nuk deklaroheni si minoritet turq.
Po, kalluni, se nuk jeni turq.
Nuk jeni arab.
Jeni laramanë. Shqiptarë.
Kush s’ju beson.
Pyetni arabët çka mendojnë për juve dhe a ju marrin juve seriozisht! Kurrkush që e njeh historinë tonë, nuk është aq i pa mend, sa t’i marrë shqiptarët seriozisht.
Prandaj, arabët e turqit juve vetëm ju shfrytëzojnë si ‘hamaj të propagandës fetare’ se juve nuk u besojnë.
Me të drejtë nuk u besojnë, se ju i keni ndërruar fetë sipas nevojave të përditshme…dhe për pesë pare.
Sa e sa herë shqiptarët i kanë ndërruar ‘Zotat’ e tyre, për një porcion ‘gjysmë e pesë’.
Tash dëgjon shqiptarë duke thënë se si Amerika ka gisht në puçin e dështuar ushtarak në Turqi. Se, sipas tyre çfarëdo që ndodh në botë, nuk ndodh pa lejen e Amerikës! Zotin krejt e harrojnë, se si asgjë s’ndodh pa lejen e tij.
Me lejen e Zotit, të gjitha krizat e mundshme që ekzistojnë, ndodhin në botën ‘tuaj’, me lejen e Zotit tuaj!
Sikur Amerika të kishte gisht në këtë puç, ky puç nuk do të dështonte.
Njëmend, a ka dështuar ky puç ‘teatral?
Çka kemi mësuar nga kjo ngjarje?
Nëse bash asgjë nuk kemi kuptuar nga ky puç i ‘dështuar’, mjafton që kemi marrë nasihat, kur kemi kuptuar sse si Turqia ka aq shumë ‘tradhtarë’, ka dhjetëra, qindra mijëra tradhtarë, sa e bëjnë aktin e tradhtisë turke ‘qesharak dhe industrial’!
Paramendojini tradhtarët e vërtetë, ata që nuk janë zbuluar, dhe nuk do të zbulohen kurrë!
Shqiptarët i vunë dashurisë ‘a bad name’;
Turqit i vunë tradhtisë ‘a ridiculous name’!
Absurditete hesapi!