Ky trajnim tre javor është njëri ndër trajnimet më të avancuara dhe sfidues për pjesëtarët e FSK-së.
Në shikim të parë për shumë kë iu ngjason me ndonjë skenë të filmit.
Madje edhe emri i këtij trajnimi duket asisoj.
Por, “Simboli i Ujkut” është një trajnim shumë i vështirë të cilin e praktikojnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Se për çka bëhet fjalë tregon vet shefi i këtij trajnimi, toger Shkelzen Dragusha.
Ky trajnim parashihet si trajnimi më i avancuar dhe sfidues për pjesëtarët e FSK-së.
Ku nëpërmes tij kërkohet nga ta bashkëpunim ekipor për të arritur me sukses përfundimin e trajnimit.
Por cilat janë rezultatet e këtij trajnimi?
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është përgatitja maksimale e pjesëtareve në kushte të vështira atmosferike.
E për tu përgatitur sa më mirë, duhen të kalojnë në shumë sfida të vështira.
Sfidë në vete janë edhe peshat e rënda me të cilat pajisen pjesëtarët e FSK-së, si dhe presioni që marrin nga udhëheqësit e trajnimit.
Madje këtu nuk mungojnë as këngë për ngritje të motivit,
Në fund të trajnimit nuk mungon edhe përkujtimi i atyre, që pa ta nuk mund të ekzistonte edhe vetë FSK.