Lista Serbe nuk shqyrton kthimin e saj në Qeverinë e Kosovës, ka thënë Igor Simiq.
Ai ka theksuar për mediat serbe se kjo parti pret që në Kosovë të ketë zgjedhje të parakohshme.
“Nuk kemi frikë nga këto zgjedhje. Kemi fituar mbi 90 për qind të votave të serbëve në Kosovë dhe nëse shpallen me të vërtetë, do të fitojmë edhe më shumë, pasi qytetarët na besojnë”, tha deputeti i Listës serbe.
Kjo parti ishte larguar nga qeveria pas arrestimit të politikanit serb, Marko Djuric në veri. Një ditë më vonë, Lista Serbe kishte mbajtur një mbledhje në Mitrovicë ku thonin se po formonin Asociacionin e komunave serbe.