Simiq: AKS vetëm sipas Marrëveshjes së Brukselit

Zëdhënësi i Listës Serbe Igor Simiq, ka thënë se deklarata e Maja Kocijançiçit, zëdhënëses së Federica Mogherinit, e cila ka thënë se Asociacioni i Komunave serbe do të themelohet sipas ligjeve të Kosovës, , është në kundërshtim me atë që ka dëgjuar javën e kaluar në Prishtinë nga Angelina Einhorst, përfaqësuese e Politikës së Jashtme të shërbimeve të BE-së.

“Ajo ka thënë shumë herë se për të dhe BE-në se për ta formuar Asociacionin vlen vetëm marrëveshja e nënshkrua në Bruksel. Qëndrimi i Listës Serbe dhe i këshilltarëve të komunave me shumicë serbe është shumë i qartë – AKS duhet të formohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe vetëm kjo Bashkësi do të pranohet edhe nga përfaqësuesit politikë e edhe nga populli serb”, ka thënë për “veçernje novosti” Simiq, trasnemton Koha.net.

Ai ka përkujtuar se përfundimet e këshilltarëve të dhjetë komunave serbe në Mitrovicë më 28 mars janë kuptimplota: Nëse Prishtina nuk i përmbush detyrimet dhe nëse nuk fillon me formimin e AKS-së në përputhej me marrëveshjet e Brukselit,këtë do ta bëjnë përfaqësuesit e komunave serbe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme