Simiq: Lista serbe ende nuk ka vendosur me kë në koalicion

Lista serbe ende nuk ka vendosur cilit koalicion do t’i bashkohet pas zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme të 11 qershorit, ka thënë nënkryetari i kësaj Liste Slavko Simiq, transmeton Koha.net.

Duke komentuar spekulimet për formimin e Kuvendit e të Qeverisë gjatë kësaj jave, Simiq ka thënë se kjo është e pamundur.

“Sa i përket mbajtjes së mbledhjes konstitutive, ende nuk është caktuar mbledhja e Kryesisë në të cilën do të caktohej seanca, ende nuk janë regjistruar deputetët ashtu që në mënyrë procedurale, sipas meje, është e pamundur që gjatë kësaj jave të mbahet seanca konstituive e Kuvendit”, citon radiokim të ketë thënë Simiq.

Lista serbe ka nëntë deputetë.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme