Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës Igor Simiq ka thënë se përfaqësuesit e dhjetë komunave me shumicë serbë dhe përfaqësuesit e atyre komunave që nuk e kanë shumicën por kanë përfaqësues në takimin e sotëm në Mitrovicë do të analizojnë ngjarjet që ndodhën ditëve të kaluara.
Sipas Simiqit në këtë takim do të raportohet edhe për takimin që përfaqësuesit e Listës Serbe kanë pasur me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dje në Beograd.
Duke folur për mediat serbe për kërcënimet që autoritetet në Prishtinë kanë deklaruar se do të arrestohen nëse formohet Asociacioni i komunave Serbe Simiq ka thënë se përfaqësuesit ndërkombëtar duhet të reagojnë sepse është e papranueshme që të kërcënohen përfaqësuesit legjitim të serbëve.