Simovski: Regjistrimi shtesë për 132.000 persona të paregjistruar ligjërisht është i pamundur

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë (ESSH), Apostol Simovski, në emisionin “Stadion” në “Kanal 77″ tha se numërimi i 132.000 personave të paregjistruar me një mini-regjistrim shtesë është thjesht i pamundur.

“Së pari nuk mund ta bëjmë ligjërisht, duhet miratuar një ligj i ri, i cili do ta saktësojë atë veprimtari, nëse është e mundur nga pikëpamja juridike. Ky ligj nuk na lejon ta bëjmë këtë. Së dyti, regjistrimi u krye në një kohë kritike, një situatë më 5 shtator, që do të thotë se në nëntor, dhjetor, kohë në të cilën do të kryhej hipotetikisht, do të ndryshonin kushtet, dikush do të vdiste, do të shpërngulej ose do të ndryshonte vendbanimin”, sqaroi Simovski.

Për numrin prej mbi 242.579 të krishterëve të cilët nuk u përcaktuan si katolikë ortodoksë apo protestantë, Simovski thotë se fajin nuk e kanë regjistruesit, por qytetarët është dashur t’ia thonë vetë. Ai shpjegoi se regjistruesit nuk u është lejuar të sugjeronin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme