Gazetare: Melihate Rrustemi
“Me ndryshimet e këtilla, punonjësit në arsim bëhen universalë. Secili të jetë adekuat për secilën lëndë që ligjëron. Ajo është sikurse mjekët t’i dërgojmë të shuajnë zjarre ose zjarrfikësit të punojnë në ndonjë konfeksion. Numër i madh i punonjësve të arsimit po i lëshojnë vendet e punës, kërkojnë paga më të mira për jetë për shkak të pagave të ulëta dhe nën mesataren. Vetëm që mos t’i zgjidhin problemet e punonjësve në arsim bëjnë manovrime të këtilla”, deklaroi Tomisllav Gievski, Sindikata e Pavarur për Arsim.
Samir Memeti, mësimdhënës i Historisë tha se me këto ndryshime cenohet integriteti profesional i punonjësve në arsim. Bashkë me mësimdhënësit e tjerë ai tha se çdo reformë e kryer deri më tani ka qenë e njëanshme.
“Reformat nuk mund të bëhen të njëanshme, reforma pa konsensualitet, me ata të cilët drejtpërdrejt janë të kyçur në procesin edukativo-arsimor, nuk mundet një reformë e tillë. Të humbet lënda e historisë ose e gjeografisë, çfarë qëllimi mund të arrijmë ne me një reformim të atillë. Në detaje nuk e kam të qartë dhe nuk mund të jap udhëzim për veten time se si mund ta realizoj, veç ata e din të cilët e kanë sjell, nuk di si mund të arrihet kjo”, tha Samir Memeti, mësimdhënës i historisë.
Përveç që kundërshtojnë integrimin e lëndëve, punonjësit në arsim kërkojnë edhe rritje të pagave, siç thonë ata, kanë rrogë më të ulët se mesatarja.
“Rritja po, ishte në rregull mirëpo përderisa u rrit standardi në të gjitha fushat e jetës në shteti tonë pse rroga e arsimtarëve të mbes nën rrogën mesatare. Kjo e fundit ka mbërri diku 34 mijë denarë, Qeveria kalon në 36 ose 37 ndërsa rrogat e arsimtarëve janë ndër minimalen, kjo është hera e parë që ndodhë te ne”, u shpreh Agim Rijani, mësimdhënës klasor.
Sindikata e pavarur gjithashtu paralajmëroi masa më të ashpra në rast se nuk bëhen ndryshime në konceptin e ri mësimor. /alsat.mk