Sindikata e pensionistëve pranë Konfederatës së Sindikatave të Lira mbështet kërkesën e pensionistëve për rritje lineare të pensioneve

Sindikata e pensionistëve pranë Konfederatës së Sindikatave të Lira mbështet kërkesën e pensionistëve për rritje lineare të pensioneve.  Protestat e pensionistëve, siç theksojnë nga Sindikata, i mbështesin  për shkak të revoltës së pensionistëve për rritjen e rrogave të funksionarëve me 78 për qind.

Pakënaqësia e pensionistëve është shkaktuar edhe nga inflacioni i lartë dhe çmimet e larta të ushqimeve, që janë të domosdoshme për jetën e pensionistëve, ndërsa rritja e pensioneve vë vitin 2019 ka qenë minimale. Statistikat tregojnë për një vit më shumë është shtrenjtuar ushqimi, thuhet në deklaratë. Sipas sindikatës, statistikat tregojnë se janë mbi 176,000 pensionistë që marrin pension më të ulët se paga minimale, e cila nuk plotëson nevojat bazë të jetesës. Sindikata e pensioneve kërkon që të zbatohet zgjidhje ligjore me anë të së cilës pensioni mesatar do të jetë 60 për qind e pagës mesatare neto dhe të gjitha pensionet të rregullohen në mënyrë lineare. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme