Sindikata e punonjësve të kulturës sot me protesta, shkak vonesa e pagave

Sindikata e Punëtorëve të Kulturës (SPK) do të mbajë sot në mesditë Këshill protestues në përbërje të zgjeruar para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

“Arsyeja e këtij këshilli protestues është goditja e dinjitetit të punëtorëve të kulturës, udhëzimet e parakohshme dhe të qarta për llogaritjen e pagave nga Ministria e Kulturës, tentativat e vazhdueshme për shpërfillje të marrëveshjeve kolektive, që rezultuan me vonesë të pagave dhe lënien e punonjësve të kulturës pa para për festat e Pashkëve. Kultura nuk është shpenzim, është themeli i çdo shoqërie të SKRM-së!!!”, thuhet në deklaratën e SPK.

Nga ana tjetër, Ministria e Kulturës dhe Turizmit njoftoi javën e kaluar se punonjësit në institucionet kulturore do t’i marrin pagat me rritjen e nevojshme në dy ditët e para të punës të kësaj jave në përputhje me Ligjin dhe Kontratën Kolektive.

Arsyet e vonesës, siç thuhet nga Ministria e Kulturës, janë për shkak të harmonizimit të përllogaritjeve të pagave me Ministrinë e Financave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme