Federata Sindikale e Punëtorëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, kërkon nga kryeministri Avdullah Hoti që sa më parë të gjejë zgjidhje për zhbllokimin e situatës së krijuar në Telekom.
Sic njofton FSP-PTK, në këtë takim u kërkua zhbllokimi i llogarive te Telekomit të Kosovës dhe kthimi i normalitetit në këtë kompani.
Sindikata po ashtu ka bërë të ditur se nëse deri të enjten e ardhshme nuk zhbllokohen llogaritë bankare të Telekomit, do të organizojnë protesta të përgjitshme.
Ky është njoftimi i plotë i FSP-PTK-së:
Pas zhvillimeve te fundit ne Telekomin e Kosovës sot me ftese te kryeministrit z. Avdullah Hoti patëm takim ne Qeverinë e Republikës se Kosovës ku ne takim pos Kryeministrit morën pjesë edhe ministri i dikasterit z. Blerim Kuqi ,bordit i drejtore, UD i kryeshefit znj .Burbuqe Hana dhe Kryetari i FSP-PTK z. Lamih Balaj me bashkëpunëtor,
Kryetari i shpalosi qëndrimet e Federatës dhe rekomandimet për Qeverinë e Kosovës qe sa me shpejt te behet ZHBLLOKIMI i llogarive te Telekomit të Kosovës dhe mos te ketë pengesa ne operimin e punëve ditore, gjithashtu kemi kërkuar qe aksionari te merr përgjegjësin direkt sepse bordet te cilat i kanë miratuar nënshkrimin e kontratave te dëmshme kanë qene te emëruara nga Qeveria e Republikës se Kosovës dhe është përgjegjësi e Qeveris si aksionar i 100% ta mbrojë pasurim shtetërorë ashtu edhe siç e parasheh Kushtetuta e Republikës se Kosovës.
FSP-PTK do t’i jap hapësirë negociatave te Qeveris për gjetjen e një zgjidhje sa me te shpejt qe te lirohen llogarit e Telekomit te bllokuara nga zhvatësi 10 vjeçar Z-Mobile.