Deklarimet e fundit të Zoran Zaev se “Kosova është zemra e Serbisë” dhe ku lideri i LSDM’së e shpall vëllazërine me popullin ortodoks serb, mund të zbehin edhe më shumë rejtingun e lëkundur të LSDM’së, përkatësisht të Zoran Zaev.
Sipas anketës së fundit të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), LSDM ka rënë në 16%, ndërsa VMRO DPMNE, ka 28%, deklarimet e tilla.
Subjekti i vetëm politik që ka shënuar rritje të ndjeshme, është Lëvizja BESA, gjë që nënkupton me automatizëm se votuesit shqiptarë kanë lëvizur nga LSDM tek kjo Lëvizje, njofton portali Sakte.net
Rënie ka shënuar edhe BDI e Ali Ahmetit, e cila e ka humbur primatin e partisë së parë dhe është barazuar me Lëvizjen BESA. Ndërsa, lideri më popullor ndër shqiptarë del të jetë Bilall Kasami me 5.2 %, i pasuar nga Ali Ahmeti me 4.8%.
Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare për Lëvizjes BESA do të kishin votuar 7 për qind e qytetarëve, ndërsa po aq edhe për BDI-në. “Aleanca për shqiptarët” dhe PDSH kanë mbështetje vetëm nga dy për qind.
Kështu tregon anketa më e re e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), e realizuar në periudhën prej 4 deri 12 mars të këtij viti. Në anketën kanë marrë pjesë 1.108 qytetarë.
Në kampusin maqedonas, sipas IRI-it, për VMRO-DPMNE-në do të kishin votuar 27 për qind të anketuarve, ndërsa 17 për LSDM-në.
Ndërkaq sa i përket zgjedhjeve lokale, anketa tregon se 28 për qind e të ankuarve do të kishin votuar për VMRO-DPMNE-në, 16 për LSDM-në, BDI-në 8, për BESËN 7 për qind, ‘Aleancën për shqiptarët’ dhe PDSH-në 2 për qind./Sakte.net