Sipas Beogradit, Ishujt Komora kanë tërhequr njohjen për Kosovën

Sipas agjencisë serbe të lajmeve, B92, Ishujt Komora kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Ishujt a Unioni Komora është një shtet në ishuj të Oqeanit Indian, që pavarësinë e Kosovës e kishte njohur që më 2009-ën.

Kjo, sipas llogarive të MPJ të Serbisë, është njohja e dhjetë e Kosovës që tërhiqet.

Tërheqjen e kësaj njohjeje e kishte paralajmëruar sot ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Deri më tash, sipas llogarive serbe, njohjen e Kosovës e kanë tërhequr Granada, Komonvelt, Dominika, Surinami, Liberia, Sao Tome dhe Principe, Guineja Bisao, Papua Guineja e Re dhe Lesoto.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka mohuar njoftimet serbe për tërheqjen e këtyre njohjeve, rikujton Koha.net.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme