Republika e Surinamit ka marrë vendim për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. RTS raporton se ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka falënderuar Surinamin “për vendimin jashtëzakonisht të rëndësishëm”, i cili dëshmon se duhet të bisedohet dhe të zhvillohen kontakte me të gjitha vendet nëse jemi të bindur se Kosovën e Metohinë e kemi çështje kombëtare e shtetërore”, transmeton Koha.net.
Sipas këtij burimi Qeveria e Surinamit ka marrë vendim më 27 tetor 2017 ndërsa nota diplomatike me të cilën bëhet i ditur ky vendim i është dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës më 30 tetor,.
Siç e citon RTS Daçiqin, Kosovën deri tash e kanë njohur 106 shtete.
Surinami ndodhet në Amerikën Jugore. Më herët është quajtur Guajana Hoklandeze. Ka një sipërfaqe prej 163.820 kilometrash katror dhe ka 530 mijë banorë.
Koha.net po bën përpjekje të marrë një përgjigje nga Ministria e Jashtme e Kosovës nëse njoftimi i medieve serbe është i vërtetë apo sajim i kancelarive të Beogradit.
© KOHA.