Sipas INSTAT-it, diaspora e re e Shqipërisë ka 1.6 milion shtetas

INSTAT me mbështetjen e Ministrit të Shtetit, publikon për herë të parë një studim konkret mbi diasporën të titulluar “Diaspora e Shqipërisë në shifra”.

Ky studim është kryer mbi bazë të vlerësimeve të tërthorta të realizuara gjatë vitit 2018. Sipas të dhënave numri i shqiptarëve në diasporën e re llogaritet të jetë rreth 1.6 milion, e thënë ndryshe 36 % e shtetasve shqiptarë jetojnë jashtë Shqipërisë.

Ky publikim kryhet në kuadër të Strategjisë Kombëtarë për Diasporën.

Qëllimi i tij është vlerësimi i numrit të Diasporës shqiptare dhe profilin e saj mbi karakteristikat bazë demografike dhe sociale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme