Sipas peshkopit Grigorije, Vuçiqi pret mëngjesin kur do të thuhet se ‘Kosovën s’e kemi më’

Peshkopi serb i Diseldorfit dhe Gjermanisë, Grigorije, deklaroi se nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kur erdhi në Patrikanë (në Beograd -v.j.) ku po mbahej Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe për Kosovën, nuk pati rastin të dëgjojë ndonjë plan të tij për Kosovën, e këtë nuk e ka dëgjuar as ndokush tjetër në sallën ku po mbahej mbledhja, i ka thënë të përjavshmes “Vreme” të Beogradit.

Siç është shprehur peshkopi, në lidhje me Kosovën “Presidenti ka thënë se rastin historik e kemi humbur dhe se mund të krenohemi edhe për një kohë me idenë se Kosova është e jona, dhe se pastaj në një mëngjes do të na zgjojë dikush dhe do të na kumtojë të vërtetën e hidhur, ashtu siç ndodhi me Malin e Zi”.

“Pala shqiptare, ka shtuar, e ka ndihmën e padiskutueshme të vendeve të perëndimit, ndërsa negociatat janë kthyer në një mundim të vërtetë meqë gjatë negociatave jo rrallë thuhen fjalë të rënda, dhe merre si ta marrësh, sipas fjalëve të tij, është çështje kohe se ku e në çfarë mënyre do të shpërthejë ai i thatë i dhembshëm”, ka shpjeguar peshkopi Grigorije se çfarë ka thënë Vuçiq kur e ka pyer nëse kishte ndonjë plan se si të dilet nga situata aktuale kur bëhet fjalë për Kosovën e Metohinë, shkruan “Vreme”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme