“Në gjithë regjionin e Kosovës, problemet më të mëdha me ndotjen e ajrit i hasim në Komunën e Prishtinës, Obiliqit, Fushë Kosovës e deri diku edhe rrethet e Komunës së Vushtrrisë dhe Mitrovicës”, theksoi ajo.
Ministrja ka përmendur edhe ndalimin e regjistrimit të veturave më të vjetra se 10 vjet, duke thënë se kosto e shëndetit është më e rëndësishme. Nga këtu Reshitaj kërkoi ndalimin e përdorimit të thëngjillit në ekonomitë familjare dhe bizneset e vogla.”