Sislej Xhafa, është një nga artistët më të mëdhenj të artit pamor bashkëkohor, i vlerësuar ndërkombëtarisht.
Në një intervistë të rrallë për Programin 200, që do transmetohet sot në ora 18.00, artisi i lindur në Pejë por që sot jeton në Nju Jork, thotë se jeta nën represion dhe vitet e rezistencës në Kosovë, e kanë bërë që arti i tij të vlerësohet aq shumë.
Ato shpesh përfshinë dimensione sociale, ekonomike dhe politike. Sipas Sislej Xhafës, arti është forma më e vërtetë demokracisë.
Ai me artin e tij ngre pyetje ku rezistenca njerëzore ka vëmendje të madhe. Punimet e tij janë të ekspozuara në galeri dhe evente më të mëdha të artit botëror./ Alsat.mk