Gjendja me Ethet e Nilit Perëndimor po shkon drejt stabilizimit. Nuk është pranuar asnjë pacient gjatë 4 ditëve të fundit në Klinikën për Sëmundje Infektive. Aktualisht në Klinikë vazhdojnë të trajtohen 12 pacientë, 3 prej të cilëve ndodhen në kujdes intensiv dhe janë në mbështetje me oksigjen, ndërsa gjendja e njërit prej tyre mbetet e rëndë. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, thotë se masat kundër përhapjes së virusit vazhdojnë. Ka përfunduar cikli i fundit i spërkatjes kundër mushkonjave në Shkup, ndërkohë ekzistojnë akoma komuna dhe vendbanime në vendin tonë që nuk kanë kryer këtë procedurë asnjëherë, kurse rezultatet e kontrolleve të jashtëzakonshme do të bëhen publike së shpejti.
“ Në lidhje me epideminë e Etheve të Nilit Perëndimor, nga i 19-ti i këtij muaji, nuk ka raste të reja të të shtruarve në spital në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, pra jemi në ditën e katërt pa asnjë rast të ri. Për momentin kemi 20 pacientë të hospitalizuar në Klinikën Infektive, të cilët janë në repartin të kujdesit intensiv dhe në reparte të tjera. Kemi ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme, të cilat vazhdojnë edhe më tej. Pas t’i përmbledhim rezultatet do t’i prezantojmë publikisht, sepse javën e ardhshme do të realizohet edhe një kontroll i jashtëzakonshëm në të gjithë territorin e RMV-së.” Deklaroi Sasho Klekovski, Ministër i Shëndetësisë./Alsat.mk
The post Situata me Ethet e Nilit Perëndimor drejt stabilizimit: Katër ditë pa raste të reja në Klinikën Infektive appeared first on Alsat.



