Situata në spitalin Covid/ Mes të shtruarve edhe 20 të vaksinuar, ulet numri i urgjencave

Teksa shifrat e infektimeve me koronavirus në vendin tonë mbeten të larta, ku herë pas here ka luajtje të numrave, situata në spitale me shtrimet mbetet e qëndrueshme.


Në një lidhje direkte për ‘Neës24’ gazetari Erjon Skëndaj pohoi se ditën e sotme ka pasur vetëm 3 urgjenca në spitalin Infektiv, ndërsa numër të lartë shtrimesh ka pasur e enjtja dhe e premtja.

Sipas gazetarit, mes të shtruarve në spitale, sipas burimeve spitalore, nuk ka asnjë person të riinfektuar me COVID-19. Po ashtu ai bën me dije se rreth 20 pacientë janë të shtruar që kanë kryer dhe dozat e vaksinave anti-covid, ndërsa pjesa tjetër rezulton të jetë e pavaksinuar.

Skëndaj tha se mes të shtruarve janë dhe dy të rinj, një 17-vjeçar dhe një 27 vjeçar, ky i fundit me dy doza pfizer.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme