Sivjet dalje më e madhe në votime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për të dhënat e para që kanë për daljen e votuesve, raporton Gazeta Express.

Sipas KQZ-së, deri në orën 11:00, kanë dalë në Kosovë për të votuar 9.64 për qind nga 1 milionë e 937 mijë e 868 votues.

 “Ju njoftojë  se duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit është duke vijuar. Po ashtu duke u mbështetur në të dhënat që kemi marrë nga rreth 94 për qind e vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë votë që kanë votuar deri në orën 11:00 është 174 mijë e 669 votues, nga 9.64 për qind, nga 1 milionë e 937 mijë e 868 votues”, deklaroi Daka.

E njejta ka qaruar se këtë vit ka dalje më të madhe në zgjedhje, krahasuar me vitin 2017-të.

“Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e  Kosovës të vitit 2017, kishin votuar 150 mijë e 244 votues, apo 8.45 për qind e votuesve. Të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve në çdo komunë dhe në çdo qendër votimi i gjeni në ueb faqen e KQZ-së të cilës mund t’i referoheni”, ka thënë Daka në një konferencë për media.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme