“S’jemi në luftë por në situatë emergjence që kërkon përgjegjshmëri”, Basha ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Ramën: Jo shfaqje me maska të skaduara mbi fytyra të skaduara

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama për çështjen e maskave të personelit shëndetësor por dhe masat e marra për koronavirusin.

Në një tjetër postim në “Twitter”, teksa shkruan se Rama e pranoi të vërtetën për maskat, Basha i kërkon të mbledhë mendjen e të sigurojë jetën e qytetarëve. Ai thotë se nuk jemi në luftë por në situatë emergjence që kërkon përgjegjshmëri.

“Më në fund e pranoi të vërtetën. Maskat janë të skaduara. Si të tilla ato nuk mund të jenë masë mbrojtëse për personelin mjekësor. Edi Rama mblidh mendjen dhe siguro jetën e qytetarëve! Lëri lojërat e fjalëve dhe fokusohu tek problemi kryesor që kanë sot shqiptarët. Nuk jemi në luftë, jemi në situatë emergjence që kërkon seriozitet dhe përgjegjshmëri. Dhe jo shfaqje me maska të skaduara mbi fytyra të skaduara”, shkruan Basha.

Basha Twitter

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme