S’ka datë për dialog, BE-ja e gjuan ‘topin’ te Kosova e Serbia: Bisedimet të fillojnë sa më shpejt

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka stopuar që në nëntorin e vitit 2018 kur Qeveria Haradinaj i vendosi taksë 100 për qind produkteve serbe. Ani pse taksa u hoq nga Qeveria Kurti, Bashkimi Evropian nuk ka arritur të aranzhojë një takim mes palëve.

Puna po vazhdon për një takim të mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë, kështu të paktë kanë bërë të ditur për lajmi.net zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

“Dialogu Beograd-Prishtinë është lehtësuar nga BE që prej fillimit në vitin 2011. Ne po punojmë drejt përfundimit të suksesshëm të Dialogut – për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës dhe një marrëveshje përfundimtare që zgjidh të gjitha pyetjet e pazgjidhura”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Stano i tha lajmi.net se nuk do të jetë e lehtë rikthimi në negociata që do po synohet një marrëveshje detyrimisht obliguese mes shteteve, ndonëse nuk ka përmendur datë se kur do të shohim një takim.

“Nuk do të jetë e lehtë dhe do të kërkojë që të dy palët t’i qasen Dialogut në një frymë kompromisi dhe një gatishmëri për të zgjedhur të ardhmen gjatë së kaluarës.”

Bashkimi Evropian thekson se status quo-ja aktuale është i papërballueshëm dhe bisedimet duhet të fillojnë përsëri sa më shpejt.

“BE vazhdon të theksojë se status quo aktuale është i papërballueshëm dhe bisedimet duhet të fillojnë përsëri sa më shpejt që të lejojnë rrethanat aktuale të koronavirusit. Sidoqoftë është plotësisht në duart e Palëve të përfshira (Beogradi dhe Prishtina) të vendosin se kur, ku dhe si ndodh kjo”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e BE-së drejtuar lajmi.net.

Ndryshe, Bashkimi Evropian nuk ka bërë të ditur formën e marrëveshjes mes dy vendeve, mirëpo ka theksuar se ajo do të siguroj paqe dhe stabilitet në gjithë rajonin.

Sidoqoftë, ideja e shkëmbimit të territoreve është kthyer sërish në qendër të vëmendjes në Kosovë, mirëpo kjo ide vazhdon të jetë e mjegullt në brendësin e saj dhe e ndryshme e deklaruar si nga Kosova e Serbia ashtu edhe nga Bashkimi Evropian dhe shtetet qe komentojnë një ide të tillë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme