“S’ka marrëveshje për emra të përveçëm”, Isa Mustafa merr “goditje” edhe nga Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së partisë së tij.

Ndonëse nuk ka dhënë detaje se a ka arritur partia e tij të gjejë kandidat konsensual për kryetar, ka thënë se ata do ia garantojnë pjesëmarrjen secilit që dëshiron që formalisht të kandidojë, shkruan lajmi.net.

“Me kryetarët e degëve finalizum angazhimet tona. 355 delegatë tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen”, ka thënë ai.

Haziri ka folur edhe për atë se a ka pasur marrëveshje politike që Isa Mustafa të jetë kandidat konsenusal për kryetar të partisë.

Ka thënë se, marrëveshja politike nuk ka pasur të bëj më emra të përveçëm.

“Unë jam pjesë e ekipit që po punon në angazhime, dhe besoj shumë që deri nesër në ora 10 nuk do të shteret kureshtja.. Nuk ka pasur marrëveshja politike të bëj me emër të përveçëm, por me unitet politik. Unë i përmbahem angazhimit tim, dhe duke respektu normën e punës ju ftoj që të gjithëve ta konfirmoni këtë që po e themi tash”, ka shtuar ai.

Haziri ka folur edhe për letrën e presidentit Thaçi drejtuar koalicionit PAN, për propozimin e një mandatari të ri të Qeverisë, teksa ka thënë se kjo nuk ka të bëj me partinë e tij, dhe se Thaçi e ka shfrytëzuar të drejtën  e tij kushtetuese.

“Ne e kemi pa si të drejtë kushtetuese të presidentit. Ai iu ka adresu partnerëve të koalicionit dhe nuk ka të bëj me ne. Qëndrimi jonë është që vendi kërkon zgjedhje dhe kjo duhet të rikonfirmohet”, ka thënë Haziri.

Ndërkaq, burime e lajmi.net brenda mbledhjes së Kryesisë kanë treguar se i vetmi që e ka kundërshtuar kandidaturën e Isa Mustafës, si emër konsensual ka qenë Agim Veliu.

Sipas këtyre burimeve, Veliu është i bindur se mund t’i fitojë vetë zgjedhjet për të parin e partisë. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme