S’ka më tabela PR, GL e KM… e as tabela ‘proba’ për kosovarët që hyjnë në Serbi

Së shpejti të gjithë serbët do të kenë vetëm vetura me tabela të Kosovës, ndërsa për kosovarët që hyjnë në Serbi do të ketë një lehtësim, përcjellë GazetaMetro.net


Zëvendës-ministri i punëve të brendshme i Kosovës, Milan Radojevic, në një intervistë për mediat serbe ka bërë të ditur se qytetarët serbë mund të bëjnë regjistrimin e automjeteve të tyre me tabela të lëshuara nga institucionet serbe, me tabela të reja që mbajnë shenjën KS apo edhe RKS, transmeton Gazetametro.net

Aktualisht procesi është në të ashtuquajturën fazën e para regjistrimit, e cila ishte paraparë si procedurë me marrëveshjen e Brukselit – pjesa për lëvizjen e lirë.

Radojevic ka bërë të ditur se një ndër kushtet për para regjistrim është që automjeti të ketë qenë i regjistruar deri më 14 shtator të vitit 2016 kur është nënshkruar marrëveshja e Brukselit.

Vetura të regjistruara me tabela serbe pas kësaj date nuk mund të regjistrohen, por Radojevic shpreson që kjo mund të arrihet pas një marrëveshje të re që do të mundësonte regjistrimin edhe të këtyre veturave.

Nuk dihet ende kur do të fillojë zbatimi i plotë, por pritet që kjo të ndodh më së largu deri në verë.

E sa i përket veturave që bartin tabela të Kosovës, aktualisht ato që bartin shkurtesën RKS me ngjyrat kaltër e verdh të Kosovës, janë të detyruara të vejnë tabela provuese për të hyrë në Serbi.

Mirëpo, me regjistrimin e fillimin e zbatimit të plotë të marrëveshjes për lëvizjen e lirë, edhe veturat me regjistrim RKS do të hyjnë pa pengesë. Sipas marrëveshjes, mbi pjesa ku shënon flamuri dhe shkurtesa e shtetit do të mbulohet me letër të bardhë ngjitëse.

E njëjta do të vlejë edhe për veturat me tabela të Serbisë hyjnë në Kosovë, ku pjesa e flamurit do të mbulohet me letër të bardhë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme