
Në Klinikën e Kardiokirurgjisë nuk kryhen ndërhyrje kirurgjike për shkak të mungesës së anesteziologëve. Ministri i Shëndetësisë tha se si zgjidhje kanë iniciuar marrëveshje dypalëshe me Slloveninë për të bërë shkëmbimin e mjekëve.
Ndërkohë, ai informoi se tetë dosje mjekësore i janë dorëzuar Komisionit të Brendshëm të sapoformuar për të hetuar parregullsitë e mundshme në lidhje me ndërhyrjet kardiologjike, të paraqitura nga një institucion i vetëm shëndetësor publik.
“Për momentin jam i njoftuar me rastin se mungojnë njerëz profesional jo vetëm në kardiokirurgji dhe kardiologji por edhe në numrin më të madh të klinikave në Shkup mungon ose personel teknik, ose specialist ose lloj tjetër të kapaciteteve njerëzore. Dhe për këtë kishim mbledhje sot që të bëjmë marrëveshje bilaterale mes Sllovenisë dhe Maqedonisë me qëllim që të kemi lëvizshmëri mes doktorëve, infermierëve mes të dyja shteteve”, tha Azir Aliu, ministër i shëndetësisë./ Alsat.mk



