Interpelancën që është dorëzuar në Kuvend e kam pranuar vonë gjatë ditës së djeshme dhe jam në fazën e analizimit të shkaqeve dhe në përgjithësi të përmbajtjes së saj, kur do ta ndërtoj qëndrimin tim personal në atë moment do ia kumtoj opinionit. Nuk do të mbetet opinioni pa prononcimin tim. Dorëheqja është akt personal dhe dorëheqje jepet vetëm në raste kur ka shkaqe të arsyeshme për atë. Mbetem e hapur edhe për ju mediat që përmes juve opinion të dëgjojë se cilët do të jenë hapat e mëtejshëm edhe nga ana ime edhe nga ana e këshillit.
Ajo nuk është interpelancë për anëtaren Tanja Çaçarova Ilievska të Këshillit Gjyqësor por është për interpelancën e Këshillit Gjyqësor. Bëhet fjalë për përgjegjësi kolektive. Unë disa herë në prononcimet e mia edhe në seanca edhe para publikut them se përgjegjësia duhet të jetë individuale edhe krahas asaj që Këshilli Gjyqësor është trup kolektiv. Ne të gjithë votojmë me votën tonë për një vendim dhe në varësi të votës së secilit prej nesh merret vendimi me shumicë votash. Prandaj vlerësoj se vërtetë duhet ta analizoj mirë dhe do të përgjigjem sipas afatit të paraparë në Rregulloren e punës së Kuvendit, e atëherë do të kem qëndrim lidhur me pyetjen e juaj rreth dorëheqjes, tha Tanja Çaçarova Ilievska. /alsat.mk