06 Shtator 2016 / 09:13 / Sakte.net
Lushaku: Këtu ne kemi marrë një PO, gjithsesi me rezultat të ngushtë, por që përsëri jemi kushtëzuar me disa elemente të cilat nuk i kemi përmbushur.
Këtë të hënë Komiteti për të drejtat dhe liritë civile dhe punë të brendshme na Parlamentin Evropian ka votuar PËR raportin e Tanja Fajon – raportuese e posaçme për liberalizimin e vizave të Kosovës, por që është refuzuar që kjo çështje të kalojë në votim në parlament.
Në Ballë për Ballë të Klan Kosova e ftuar ka qenë profesoresha universitare Jehona Lushaku-Sadriu.
Këtë çka ndodhinë Strasburg për Lushakun është një gjysmë hap i bërë për Kosovën, njofton Klan Kosova.
“Këtu ne kemi marrë një PO, gjithsesi me rezultat të ngushtë, por që përsëri jemi kushtëzuar me disa elemente të cilat nuk i kemi përmbushur.”
Sot është autorizuar deputetja e Parlamentit Evropian që të mbledh fakte, e më pas të dëshmojë përmbushjen e kritereve.”
“Dy kriteret janë të ndryshme, një është demarkacioni që duhet të kalojë edhe pse duket vështirë i menaxhueshëm, kurse kriteri i dytë është lufta e korrupsionit.”
“Institucionet kosovare duhet të dëshmojnë me kohë luftimin e këtyre dukurive.”