S’ka zgjidhje për kontratat e artistëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare

Gazetar: Suad Bajrami

Koreografi Emin Gaxha vlerëson se ndodhitë e fundit në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shqiptare, ku 33 artistëve nuk u janë vazhduar kontratat e punës janë rezultat i keqmenaxhimit të drejtorit Shkodran Tolaj. Sipas tij, drejtori, e ka vënë në shërbim të tij personal institucionin kulturor, në vend që i njëjti të jetë në shërbim të kulturës dhe traditës shqiptare.

“Me thënë të drejtën kurrgjë s’më habit kjo se unë para dy vitesh e kam ngritur zërin. Kur e ngrita zërin, Artan Grubi dhe kompania e tij nuk zgjedhën metoda me më përzënë mua prej Ministrisë së Kulturës, kur kam thënë se ky njeri është i dështuar. Ky njeri nuk ia mendon Ansamblit të mirën, ky njeri kurrë s’e ka kuptuar se është i krijuar për kulturën dhe traditat shqiptare, nuk është krijuar në shërbim të Shkodranit. Edhe sot këta çka ndodhin janë pasoja të jomenaxhimit të sinqertë të këtij njeriut dhe klanit që e ka pasur rreth veti. Gjithmonë kam thënë, Valmir Aziri, Shkodran Tolaj, Besiana Memedi janë kanceri i kulturës shqiptare dhe për atë këto na ndodhin”, tha Emin Gaxha, koreograf.

Sipas koreografit Gaxha çështja e mosvazhdimit të kontratave të punës po përdoret për politikë ditore, ndërkaq akuzon drejtorin se artistët janë lënë pa punën për interes personal të drejtorit.

“Edhe e keqja është se këta po e përdorin tash për çështje politike. Për politikë ditore. Ne, kur ishim, ishte kështu, këta kur erdhën u bë kështu, që është më e keqja. Që është më e keqja. Që mua s’më… as për politikë, as për parti. Edhe kam thënë artisti duhet të jetë revolucionar dhe duhet të jetë shumë i sinqertë. Se këtu ai çfarë mund të bëjë, krejt politikanët le të mblidhen s’mund ta bëjë një artist dhe për atë duhet t’i kushtohet. Gjynah i zotit sot me i lënë 34 persona pa punë për interesin personal që ta sigurosh veten. Se shumë shpejt do ta shihni, kjo krejt taktika e atij është si të mbetet ai në Ansambël. Aty është problemi, krejt”, shtoi Emin Gaxha, koreograf.

Gaxha, është optimist se situata e krijuar me artistët do të zgjidhet, ndërkaq paralajmëron se Ansambli do të jetë në krizë të madhe për shkak të mungesës së kuadrove. Ndryshe, gjatë ditëve të kaluara ka pasur reagime të ashpra për shkak të situatës së krijuar ku 33 të punësuar në këtë institucion kulturor kanë mbetur pa punë. Tolaj, nga ana tjetër insiston se për asnjë çmim dhe asnjë kusht nuk do të japë dorëheqje nga posti i drejtorit./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme