Skadimi i afatit për formim të Qeverisë, ja çfarë thonë nga Kabineti i Ivanovit

Pas marrjes së njoftimit zyrtar nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nëse mandatari ka parashtruar program dhe propozim për përbërje të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë, presidenti Gjorge Ivanov do të fillojë konsultime me institucionet kompetente dhe partitë politike, thonë për MIA-n nga kabineti i presidentit Ivanov.

 

“Duke pasur parasysh skadimin e afatit të caktuar në nenin 90 ë Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është i obliguar ta njoftojë Presidentin e Republikës së Maqedonisë, nëse mandatari ka parashtruar program dhe propozim për përbërje të Qeverisë së re”, është qëndrimi i kabinetit të Presidentit të RM-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme