Kapiteni i anijes që transportoi pilotin vrasës, Babis Anagnostopulos nga vendi ku mbahej përkujtimore për të shoqen e tij, ku ai rrëfeu vrasjen para hetuesve ka treguar se si reagoi ai gjatë rrugës.
“Nuk kam parë aktor më të mirë. Ai po buzëqeshte si të ishte duke bërë shëtitje në det”, deklaroi Dimitrit Anthimos.
Ai tha se nuk ishin njoftuar për të nxjerrë njerëzit në xhiro, por për një operacion policor të fshehtë dhe të mirëorganizuar. Ai dhe anëtarët e tjerë të bordit nuk e dinin as emrin e personit që do të transportonin.