Skandal i ri brenda kishës serbe, kapet edhe një prift me drogë

Policia serbe e ka arrestuar mbrëmë në Kralevë personin Stefan Mitroviq, prift nga qyteti i Krushevcit, te i cili ka gjetur drogë të llojit kanabis dhe amfetaminë.

Priftit, të cilit iu gjetën 52 gramë kanabis dhe 55 gramë amfetaminë, iu caktua masa e arrestit 48-orësh, pas çka do të dorëzohet në prokurorinë e Kralevës.

Siç shkruan blic.rs, policia po heton nëse Mitroviqi ka lidhje me kontrabandën e drogës në të cilën kishte marrë pjesë një prift tjetër serb, Milan Jordoviq, famullitar i një kishe ortodokse në rrethinën e Pozhegës.

Jordoviqi (41), në fund të shkurtit, u zu bashkë me një ish arsimtar të mësimit të besimit, duke transportuar me makinë rreth 27 kilogramë drogë skank, të cilën e kishte marrë në Shqipëri dhe që kishte për destinacion Italinë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme