Qytetarët e Kosovës kanë raportuar se nëuk mund të gjejnë ilaçin esencial për të sëmurët me epileti në farmacitë e Kosovës.
Një qytetar nga Kosova ka treguar se për rreth një muaj nuk ka mundur ta gjejë ilaçin Fenobarbiton.
“Unë e kam një familjarë të sëmurë nga epilepsia dhe pa këtë ilaç ai nuk mundet. Kam kërkuar në të gjitha farmacitë në Prishtinë, Gjakovë, Pejë por nuk kam e kam gjetur.
Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se janë përgjegjës vetëm për furnizimin e institucioneve publike shëndetësore me barna dhe material shpenzues të Listës Esenciale ku bën pjesë edhe produkti Fenobarbiton, e jo edhe për furnizim të barnatoreve private.
“Sa u përket barnatoreve private, është në kompetencë të tyre dhe jo të MSH-së, nëse mbajnë apo jo në qarkullim produkte të caktuara”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për “Telegrafin”.
Më tej ministria ka theksuar se këto ditë pritet të nënshkruhet kontrata për furnizim me Fenorbabiton të dozës prej 100 mg