Skandal | Komandati i policisë në Gjakovë, hesht hetimet ndaj tij për tu graduar!

Komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë Kristë Gjokaj, ka mbyllur hetimet ndaj tij në afat rekord, të cilat kishin nisur për mos zbatim të ligjit. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013, gjatë kohës kur ai mbante pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Komandatit Policor. Ndërkaq Vetëm pak ditë para gradimit të tij si Komandant, ai zhduku çdo njollë ligjore.

Hetimet ndaj Komandatit Gjokaj, kishin filluar me datën 3 nëntor të vitit 2013, për të përfunduar 25  ditë më vonë, saktësisht me datën 27 nëntor të po të njëjtit vit. Ato, ishin iniciuar përmes Avokatit të Popullit më 16 gusht të vitit 2012, ku qytetarja Cyme Kadriaj, ishte ankuar ndaj Shërbimit Policor në Gjakovë për shkak të sjelljeve jo korrekte ndaj saj dhe mos pasqyrim të gjendjes faktike të rastit, kur ishte sulmuar fizikisht nga fqinjët e saj.

Hetimet ndaj U.D Komandatit të Stacionit Policor të Gjakovës, Kristë Gjokaj
Inicimi i hetimeve përmes Avokatit të Popullit
Inicimi i hetimeve përmes Avokatit të Popullit

Kadriaj, ndonëse kishte njoftuar policinë se është përdorur sulm fizik ndaj saj, shkak ky për të cilin edhe kishte qëndruar rreth dy javë e shtrirë në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, për prokurorin e rastit Ali Selimi dhe U.D Komandantin e Stacionit Policor Kristë Gjokaj, nuk kishte pasur elemente për të inicuar rast ndaj dikujt. Përveç kësaj, në raport policor Gjokaj, e kishte konsideruar atë si të sëmurë mendore, ani pse në raport mjekësor nuk është konstatuar një gjë e tillë.

Raporti mjekësor i lëshuar nga Spitali i Gjakovës “Isa Grezda”

Me datën 09/10/2012 rreth orës 10:00 pas pranimit të një kërkese kam ftuar në takim në zyrën time qytetarën Cyme Kadria e kiste një ankesë rreth një rasti.

Ankuesen e pranova në zyrën time ku prezent ishte edhe Prokurori i prokurorisë komunale të Gjakovës, Ali Selimi, e cila deklaronte se ishte sulmuar fizikisht nga disa persona dhe sipas saj kishte pasur edhe lëndime të dukshme trupore dhe kishte qenë tek mjeku ku neve na i prezantoj një raport mjekësor në të cilin nuk figuronte ndonjë lëndim si pasojë e sulmit apo diçka të ngjashme.

Andaj pas analizimit të këtyre dokumenteve prokurori në fjalë si dhe unë e njoftuam ankuesen se nuk ka elemente për të inicuar rast ndaj dikujt.

Për të njëjtën kemi informata të pa konfirmuara se vuan nga sëmundje psikike, thuhet në raportin policor, të nënshkruar nga Gjoka.

Raporti i Policisë së Kosovës, për rastin e Cyme Kadriajt

Në ditën kur ishte sulmuar në shtëpinë e saj, me 3 gusht të vitit 2012 Kadriaj ishte paraqitur edhe në Stacionin Policor, ku ishte ankuar edhe në sjelljet e tre policëve që e kishin vizituar atë në shtëpi për rastin.

Më datën 03.08.2012 në shtëpinë ku banjo pas një sulmi fizik që kam pasur nga fqinja ime dhe dy djemët e saj i kemi telefonuar policinë ku kanë ardhur tre prej tyre (Agime Thaçi dhe dy policë tjerë) njëri prej tyre me të parë situatën është larguar ndërsa Agimja me kolegun e saj të cilin e njoha në të parë, janë sjellur shumë keq me mua duke me sharë e bertitur dhe kërcenuar. Unë isha e lënduar por edhe vet këta policë i kanë gjetur të dyshimtit duke me rrahur dhe asgjë nuk kanë ndërmarrë, kishte përshkruar rrethanat e rastit, Kadriaj.

 

Ankesa e qytetares Cyme Kadriaj, drejtuar Policisë së Kosovës
Deklarata e qytetarës Cyme Kadriaj, për rastin e sulmit ndaj saj
Deklarata e qytetares Cyme Kadriaj, për rastin e sulmit ndaj saj

Lidhur me rastin “Gazeta Blic” ka kontaktuar Komandantin e Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj për të marrë një shpjegim për mbylljen e hetimeve ndaj tij në afat të përshpejtuar, por ai ka refuzuar të deklarohet me arsyetimin se mund të jap përgjigje subjective.

Meqenëse në këtë informate lakohet emri im atëherë çdo përgjigje nga ana ime mund të merret subjektive, andaj në lidhje me këtë ju lutemi drejtohuni zëdhënësit të Policise së Kosovës apo edhe Inspektoriatit të Poicisë së Kosovës, ka deklaruar Gjokaj përmes postës elektronike.

Ndryshe, Cyme Kadriaj ka ndërruar jetë tri vite më parë. Ajo ka qenë motra e deputetës së Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj, mirëpo kjo e fundit mohon të ketë qenë e informuar për rastin e sulmit ndaj saj dhe sjellje jo korrkte nga ana e policisë.

Nuk di asgjë për rastin. Me kurseni mua prej shqetësimeve, jam në pushim”, u shpreh ajo.

Ky nuk ishte rasti i fundit kur Policia e Kosovës nuk përfilli udhëzimet e Kodit të Procedures Penale, përkatësisht neni 70 ku specifikohen veprimet hetimore të policisë, ku thuhet se “pas pranimit të informatës për një vepër penale të dyshuar, policia heton nëse ka dyshim të arsyeshëm që një vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës të jetë kryer.” Rast përafërsisht i ngjashëm kishte ndodhur edhe gjatë javës së kaluar, ku dyshohet se policia nuk i ka marrë me seriozitet kërcënimet e Pjetër Ndrecaj, ndaj ish-bashkëshortes së tij të ndjerë Valbona Ndrecaj, të cilën dyshohet se e ka vrarë së bashku me vajzën e tyre 9 vjeçare. /Gazeta Blic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme